Shumë përfaqësues të auto shkollave në vend së bashku edhe me përfaqësuesit e shoqatave të auto- shkollave u sot takuan me anëtarët e komisionit për Zhvillim Ekonomik ku i paraqiten shqetësimet dhe mos pajtimet e tyre në lidhje me Projektligjin për Patentë Shoferë.
Me projektligjin e ri, një drejtues auto- shkolle do të duhet të ketë së paku shkollën e lartë, ose fakultetin e kryer.
Dokumenti parasheh gjithashtu që një kandidat mund të aplikojë për të kryer shkollën për patentë shofer 6 muaj para se t’i mbushë 18 vjet.
Gjithashtu me projektligjin e ri, një kandidat për patentë shofer, nga 16 orë sa është dashur t’i mbaj për të mësuar vozitjen për kategorinë B, do të duhet t’i mbaj 30 orë praktike, që sipas përfaqësuesit të Ministrisë e Infrastrukturës, Habib Hasani, kjo do të jetë në koordinim me shtetet e rajonit.
Musa Thaçi, drejtor në Departamentin për Pajisje me Dokumente në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tha se kanë disa vërejtje që i kanë dërguar tek Ministria e Infrastrukturës, gjatë hartimit të projektligjit të ri.
Ndërsa Kryetari i Federatës së Auto- Shkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, tha se ata kanë shumë vërejtje ndaj disa neneve të reja të vendosura në projektligjin e ri.
“Përveç që auto- shkollat me pasë një udhëheqës profesional, çka po parashihet me projektligjin ri, po kërkohet që auto – shkollat me pasë edhe poligon të tyre. Ju e dini se sa metra katrorë nevojiten për një auto-shkollë për me e pasë një poligon të tillë, dhe mundësia e vetme është me shku në ndonjë fshat”, tha Cakolli, i cili shtoi se për kategorinë B, s’ka nevojë për një gjë të tillë.
Për të më i pa pranueshëm është shtimi nga 16 orë në 30, pasi që sipas tij, kjo do ta rritë shumë koston për marrjen e një patentë shoferi.

“Me 16 orë ne e dimë se nuk do të jetë një aftësim i kandidatit aq sa duhet, sidomos tek gjinia femërore, dhe tash TVSh–ja na ka obligu neve diku 18 % ... dhe kur të llogaritet çmimi i regjistrimit me 30 orë, atëherë do të kushtojë diku 300-400 euro, dhe me një çmim të tillë s’do të ketë mundësinë që çdokush ta marrë një patentë-shofer”, thotë Cakolli.
Like Faqen
Like Faqen
No comments:
Post a Comment